Ftesë për përkrhaje me këshilla dhe trajnime profesionale për përsonat e ndikuar nga projekti “SOWI”
Mitrovicë
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Dizajnimi dhe Zbatimi i Programit të Rivendosjes së Mirëqenies”, përkrahur nga SOWI Kosovo Sh.P.K për fermerët/përsonat e ndikuar nga projekti i ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, respektivishtë nga ndërtimi i largpërçuesit që lidh parkun e erës me nën-stacionin elektrikë në Vushtrri.
Projekti përmbanë disa aktivitete dhe ndërhyrje, që janë të përshtatshme për t'u zbatuar për të mirën e Personave të Ndikuar nga Projekti (pronarëve të tokave të ndikuara), në hapsirat e të cilëve janë instaluar shtyllat për vendosjen e kabllove për përçimin e energjisë së gjeneruar elektrike, si dhe linjat ajrore të rrjetit elektrik.
SOWI përpos mbështetjes që ka ofruar deri më tani, në kuadër të bashkëpunimit me IADK ka inicuar një plan shtesë mbështetës për pronarët e ndikuar nga ky projekt. Mbështetja do të jetë teknike dhe profesionale, përmes këshillave dhe udhëzimeve, me qëllim që të ndikuarit nga projekti, e të cilët merren me bujqësi, të zhvillojnë dhe avancojnë praktikat e mira bujqësore që do të rezultojë me sasi të prodhuar, cilësi të prodhimeve bujqësore dhe gjenerim të të ardhurave për familjet e tyre.
Prandaj, të gjithë ata që janë të ndikuar nga projekti, ftohen që të shprehin interesin për të qenë pjesë e projektit. Shprehja e interesit bëhet duke kontaktuar në:
e-mail: hajraegzona@gmail.com
Telefon: 049 333 176
Ora: 08:00 – 16:30
Hëne - Premte