IADK çertifikon fermerët në sektorin e blegtorisë

Kamenica

Sot më datë 23.09.2021 është organizuar ceremonia e çertifikimit të 13 fermerëve të Komunes së Kamenicës, të cilët kanë vijuar me sukses trajnimet profesionale në sektorin e blegtorisë, në profilin e gjedheve.

Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, fermerët kanë marrë kualifikimin: Teknik i Blegtorisë, Niveli i III, sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).

Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Zenel Bunjaku, Kryetari i Komunës së Kamenicës Z.Qëndron Kastrati  dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Z.Naim Arifi, të cilët uruan fermerët për përkushtimin dhe suksesin e tyre të treguar gjatë trajnimeve në sektorin e blegtorisë.

Po ashtu 10 nga këta fermer u nënshkruan edhe kontratat për dhënje të granteve në sektorin e blegtorisë, të cilët do të furnizohen me mekanizëm të ndryshëm bujqësor dhe laktofriza e pajisje tjera, që do të kenë ndikim në rritjen e prodhimi dhe përmirësimin e kualitetit të qumështit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës dhe stafi i drejtorisë së bujqësisë, falenderuan organizaten IADK, për realizimin e këtij aktiviteti me grupin e fermerëve blegtorë, që është ndër aktivitete e para në sektorin e blegtorisë në Komunen e Kamenicës.

Ky aktivitet është organizuar në kuader të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori  BfdW nga Gjermania dhe i bashkëfinancuar nga Komuna e Kamenicës.