Ftesë për takim informues & koordinues me grupe të grave nga fshatrat e Vushtrrisë dhe Mitrovicës

Bajgorë, Tërstenë, Rashan, Pasomë, Vushtrri, Banjskë, Dobërllukë

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke organizuar sesione informues për grat nga fshatrat: Bajgorë, Tërstenë, Rashan, Pasomë, Banjskë dhe Dobëllukë, për të informuar rreth mbështetjes teknike dhe profesionale, përmes këshillave dhe udhëzimeve në fushën e bujqësisë dhe agro-përpunimit.

IADK dhe SOWI synojnë që të ndihmojnë gratë në këto zona, përmes këshillave – trajnimeve, të ngris kapacitetet teknike dhe profesionale me qëllim që gratë të mund të realizojnë aktivitetet e tyre në fushën e bujqësisë. Prandaj duke vlerësuar gjëndjen ekonomike, potencialin bujqësorë që kanë fshtarat e listuara më poshtë, IADK dhe SOWI, ftojnë gratë që të marrin pjesë në sesionet informuese për tu njoftuar me mundësitë që ofron projektit për ta në këto zona.

Mbështetja që mund të ofroj projekti ka për qëllim të avancoj pozitën e gruas në raport me realizimin e aktiviteteve ekonomike në fushën e bujqësisë. Gratë, duke shfrytëzuar njohuritë dhe këshillat e përfituara do të arrijnë të zbatojnë praktikat e mira bujqësore, si rrezultat do të kenë prodhimtari më lartë bujqësore, cilësi më të mirë të produkteve dhe të ardhura më të larta për familjet e tyre.

Takimi do të shfrytëzohet për prezantim të mbështetjesë që do të ofrohet nga IADK, njëkohësishtë për identifikim të nevojave nga aspekti bujqësorë.   

Për tu informuar rreth orarit të takimeve, vendeve dhe banorët e cilit fshatë ftohen e në cilin vend, ju lutem shikone tabelën e më poshtme:

Orari i takimeve për sesionet informuese

Gratë nga fshatrat/vendet e cekur më posht:

Vendi i mbajtjes së takimit

Data

Ora

Bajgorë

Bajgorë (Shkolla fillore "Mehë Uka")

28.09.2021

11:00

Tërstenë, Rashan, Pasomë

Pasomë (Shkolla fillore "Adem Voca")

28.09.2021

14:00

Vushtrri, Banjskë, Dobërllukë

Zyret e IADK-së

29.09.2021

10:00