IADK nënshkruan kontratat me 18 fermer-të rinjë
Vushtrri dhe Lipjan
IADK vazhdon me lehtësimin e qasjës së të rinjve në tregun e punës dhe ofrimin e mundësive për gjenerimin e të ardhurava nga aktivitetet bujqësore.
Gjatë kësaj jave janë nënshkruar kontrata me 18 përfitues/të rinj nga komuna e Lipjanit dhe Vushtrrisë, për mbështetje me grante në vlerë 2,500 €. Përmes këtyre granteve të rinjtë nga zonat rurale arrijnë të ngrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe njëkohësishtë përmirësojnë cilësinë e prodhimit të produkteve bujqësore.
Këta 18 të rinjë/përfitues së bashku me IADK-në kanë dizajnuar pakot përkrahëse në varësi nga aktivitetet e tyre bujqësore siç janë: serra për kultivimin e perimeve të përcjellura me fidane dhe sistem të ujitjes, mekanizëm bujqësor për lehtësimin e punimit të tokës dhe pajisje për blegtori apo bletari.
Nënshkrimi i kontratave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, përfituesit, dhe Komunat partnere ku zbatohet projekti, të cilat edhe janë bashkëfinancuese të këtij projekti.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit", i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra.