Shpërndahen 31 Motokultivator tek përfituesit e serrave

Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti

Me qëllim të lehtësimit të punëve dhe përgatitjes sa më cilësore të tokës brenda serrave ku do të kultivohen perimet IADK në pakon përkrahëse të përfituesve të serrave ka planifikuar edhe shpërndarjen e motokultivatorëve-frezë te 31 fermer përfitues të serrave.

Shpërndarja e motokultivatorëve-frezë është bërë më datë 01 dhe 02 Shtator 2021 te përfituesit në 4 komunat partnere (Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti) ku eshte duke u zbatuar projekti. Po ashtu është në process dhe së shpejti do të përfundoj edhe ndërtimi i serrave te këta përfitues, si dhe furnizimi me sistem të ujitjes, inpute përcjellëse dhe farëra apo fidanë të perimeve për mbjellje të serrave në sezonën vjeshtore.

Në kaudër të granteve përkrahëse në sektorin e pemëve dhe perimeve IADK ka përkrahur me fidane të dredhëzave dhe inpute përcjekllëse edhe dy përfitues, cilët kanë ngritur pemishte të dredhëzave me sipërfaqe nga 1500m², një përfitues me mekanizëm specifik për pemëtari, si dhe tre përfitues me serra për kultivim të dredhëzave dhe luleve.

 

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.