IADK nënshkruan kontratat me përfituesit e granteve në sektorin e hortikulturës
Vushtrri, Skënderaj, Lipjan, Viti.
Më datë 21 dhe 23 Korrik 2021 janë nënshkruar kontratat për përkrahje me grante në sektorin e hortikulturës me 37 përfitues nga Komunat: Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti, përmes së cilave do të krijohen kushte për gjenerimin e të hyrave dhe vetëpunësim nga aktivitetet bujqësore.
Nënshkrimi i kontratave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, përfituesit, dhe Komunat partnere ku zbatohet projekti, të cilat edhe janë bashkëfinancuese të këtij projekti.
Vlera mesatare e
granteve përkrahëse për secilin përfitues është 3,000.00 €, ku fermerët
përfitues do të ngrisin kapacitetet prodhuese në sektorin e hortikulturës, duke
u mbështetur me serra për kultivim të perimeve, dredhëzave, prodhim të luleve, si
dhe pemishte me dredhëza, po ashtu dhe mekanizëm bujqësor specifik për sektorin
e pemëtarisë.
Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.