
Përzgjedhën 15 stane në komunën e Pejës që do të pajisen me sisteme solare
Pejë
Komuna e Pejës është zhvilluar shumë sa i përket sektorit të turizmit, prandaj shumë qytetarë janë fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve turistike si veprimtari primare. Në këtë komunë mbizotërojnë villat dhe stanet tradicionale nuk janë shumë të përhapura. Megjithatë, ende ekzistojnë fermerë që migrojnë së bashku me bagëtinë e tyre në bjeshkë dhe kanë mungesë të theksuar të furnizimit me energji elektrike. Ushtrimi i kësaj tradite bëhet shumë atraktive veçanërisht për turistët e huaj që janë kureshtarë mbi këto zakone unike të vendit tonë.
Prandaj, potenciali i zhvillimit të turizmit malor në këto zona është i lartë, dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) me qëllim të përfshirjes së transhumancës në ofertën e turizmit të Kosovës do të adresoj mungesën e energjisë elektrike duke furnizuar stanet tradicionale me sisteme solare. Kjo bëhet në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dy -vjeçar (2020-2022), i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Projekti do të përfshijë komunën e Istogut dhe atë të Pejës, dhe ka për synim përmirësimin e kushteve elementare për ofrim të shërbimeve ndaj turistëve.
Nё kuadёr kёtij aktiviteteti, në komunën e Pejës, kanë aplikuar gjithësej 40 kandiatë. Nё bazё tё kritereve tё pёrcaktuara në projekt, ёshtё bёrё pёrzgjdhja e 15 kandidatëve për t’i furnizuar me sisteme solare, 6 nga të cilët të kapacitetit të lartë dhe 9 me kapacitet më të ulët.
Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur fermerët e përzgjedhur (pronar të staneve) për furnizim me sisteme solare nga komuna e Pejës:
Nr. |
Emri dhe Mbiemri |
Vendbanimi |
Bjeshka ku ndodhet stani |
Përfitues |
1 |
Agush Rexhaj |
Katundi i ri |
Sejnovë |
Sisteme solare të mëdha |
2 |
Valbone Mujaj |
Jabllanicë e vogël |
Bjeshkët e thata |
Sisteme solare të mëdha |
3 |
Drita Morina |
Pejë |
Shtedim |
Sisteme solare të mëdha |
4 |
Zeki Ahmetgjekaj |
Pejë |
Milishevc |
Sisteme solare të mëdha |
5 |
Fatos Lajçi |
Pejë |
Pepaj - Hajlë |
Sisteme solare të mëdha |
6 |
Nuredin Morina |
Loxhë |
Shtedim |
Sisteme solare të mëdha |
7 |
Metë Nimoni |
Gllaviçicë |
Shesta e Lipës |
Sisteme solare të vogla |
8 |
Blerim Lajçi |
Pejë |
Bojoviq |
Sisteme solare të vogla |
9 |
Durim Lajqi |
Pejë |
Bojoviq |
Sisteme solare të vogla |
10 |
Agim Haliti |
Sigë |
Rusoli |
Sisteme solare të vogla |
11 |
Ramiz Lajçi |
Pejë |
Bojoviq |
Sisteme solare të vogla |
12 |
Hysni Morina |
Loxhë |
Shtedim |
Sisteme solare të vogla |
13 |
Qerim Shala |
Loxhë |
Shtedim |
Sisteme solare të vogla |
14 |
Mehmet Haliti |
Sigë |
Rusoli |
Sisteme solare të vogla |
15 |
Deli Shala |
Loxhë |
Shtedim |
Sisteme solare të vogla |