Ftesë për aplikim për trajnime për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe grant

Viti

Ftesë për aplikim për trajnime për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe grant

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.  

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e grave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në sektorin e ëmbëlsirave të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre.

Për vitin 2021 aktiviteti për trajnime profesionale dhe grante do të përfshij Komunën e Vitisë duke përzgjedhur 1 grup prej 15 grave të cilat do të përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në përgatitjen e ëmbëlsirave.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me Komunën e Vitisë do tё investojë nё trajnimin e grupit të grave për të rritur njohurit e tyre në përgatitjen e ëmbëlsirave, të cilat do të pajisen me çertifikata pas përfundimit të trajnimeve profesionale. Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidaten më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar. Në kuadër të këtij granti do të ngritet një njësi për prodhimin e ëmbëlsirave me një investim nё vlerё prej 12,000.00€. Andaj, ftohen gratë/vajzat tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve për përgatitjen e ëmbëlsirave ku pas përfundimit tё trajnimeve dhe certifikimit, do tё aplikojnë pёr njësinë përpunuese.

KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË KANDIDATËVE:

  • Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Vitisë;
  • Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;
  • Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar;
  • Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
  • Të jenë me moshë 18-50 vjeç;
  • Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi të përzgjedhjes;

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:    

a)       Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vitisë;

b)      rmes adresës elektronike: hasan.cena@iadk.org;

c)       Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;

Afati për aplikim është i hapur deri me datë 23.07.2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211.