IADK akreditohet nga AKK në programet “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”

IADK

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), është e angazhuar për zhvillimin e bujqësisë dhe ngritjen e aftësimit profesional në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit. Për të siguruar të rinjtë, gratë/vajzat dhe të rriturit të marrin kualifikime që do të njihen në vend dhe jashtë vendit, IADK është akredituar dhe validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), për të ofruar, vlerësuar dhe çertifikuar kualifikimin në sektorin e përpunimit të ushqimit në dy profile: “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” niveli i III sipas AKK, secili profil përmbanë nga 300 orë mësimore ose 15 kredi, ku pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata të akredituara/validuara në profilet e lartëpërmendura.

Akreditimi vlen për periudhën 31.05.2021 deri me 30.05.2024. Gjatë kësaj periudhe IADK do të formojë grupet e kandidatëve për të trajnuar në sektorin e qumështit dhe konservimit të frutave dhe perimeve. Pas përfundimit me sukses të profilit, pjesëmarrësit përgatitën për të fituar kualifikimin profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për industri të qumështit dhe perpunimit të frutave dhe perimeve, si dhe mundësi për krijimin e bizneseve të tyre në prodhmin e produkteve të qumështit ose frutave dhe perimeve.

Ky sukses i arritur është falë angazhimit të jashtëzakonshëm të Drejtorit Ekzektutiv të IADK-së, menaxhmentit, stafit të departamentit të përpunimit të ushqimit dhe donatorit BfdW nga Gjermania në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.

Për më shumë detaje rreth regjistrimit dhe kushteve tjera ju ftojm që të vizitoni zyrën e IADK-së në fshatin Sfaraçak i Ulët, Vushtrri.