IADK nënshkruan kontratat me 35 përfituesit e paneleve solare në komunën e Istogut

Istog

Sot, me datën 23.06.2021, janë nënshkruar kontratat me 35 pronarë të stanëve  të cilët janë përzgjedhur nga komuna e Istogut për mbështetje me sisteme solare. Përfituesit do të përkrahen me sisteme solare, ku prej tyre janë 14 të kapacitetit të lartë si dhe 21 të kapacitetit të vogël.

Gjatë nënshkrimit të kontratave nga drejtori ekzekutiv i IADK-së, Z. Zenel Bunjaku si dhe nga Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim Z. Lulzim Blakaj dhe pronarëve të staneve në komunën e Istogut, përfituesit janë motivuar që në vazhdimësi të përkushtohen ndaj ruajtjes së traditës dhe të merren sa më shumë me sherbime turistike (akomodim, pergaditjen dhe ruajtjen e ushqimeve tradicionale) dhe përmbushjen e kërkesave të turistëve vendorë si dhe të huaj, sepse është një sektor me perspektivë dhe i cili gjithmonë po vazhdon të rritet më shumë.

Drejtori i IADK-së Zenel Bunjaku gjatë ceremonisë, shtoj se Istogu është lider sa i përket disa fushave duke filluar nga kultivimi i bimëve mjekësore, frutave e deri tek turizmi malor ku është fusha e cila ka më së shumti përspektivë.

Ai ka falendëruar të gjithë pjesëmarrësit për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe

Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit “Transhumanca- ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, i cili është I financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe si objektiv ka përmirësimin e vëllimit, cilësisë dhe dukshmërisë së turizmit në lidhje me vlerësimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore si dhepërfshirja e transhumancës në ofertën e turizmit të Kosovës dhe Malit të Zi.