Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim mes IADK dhe SES
IADK
IADK ka nënshkruar marrveshje bashkëpunimi me organizatën SENIOR EXPERTEN SERVICE (SES) nga Gjermania për të përfaqësuar organizatën SES ne Republikën e Kosovës ne sektorin e bujqësisë dhe agroperpunimit. (SES) është organizatë vullnetare e themeluar në vitin 1983 me seli në Bonn të Gjermanisë e cila mundëson angazhimin e ekspertëve vullnetarë Gjermanë të pensionuar, në industritë dhe sektorë të ndryshëm të të gjitha sferave me qëllim të ndihmojë njerëzit, sektorët dhe industritë duke ndarë njohuritë dhe eksperincat e tyre me qëllim të përmirësimit të prespektivave të të tjerëve në të ardhmën.
Drejtori i IADK-së Z. Bunjaku ka falënderuar përfaqësuesën e (SES) Znj. Sonnen për besimin e dhënë organizatës IADK, duke shprehur knaqësi të veçantë në bashkëpunim sa më të sukseshëm me qëllim të mbështetjës të sektorit të bujqësisë dhe agroperpunimit përmes ekspertëve Gjermanë.
Organizata SES ka më shumë se 12,000 ekspertë Gjermanë te fushave/profesioneve te ndryshme, andaj ftohen të gjithë bizneset, autoritetet publike, shoqatat profesionale, asociacionet e bizneseve, si dhe insituctionet e arsimimit dhe aftësimit profesional që të shfyrtëzojnë mundësinë e angazhimit të ekspertëve Gjermanë me qëllim të lehtësimit të punëve dhe sfidave të tyre.
Për çdo informatë shtesë dhe procesit të aplikimit mund të kontaktoni Z. Hasan Cena, përfaqësues i SES për Kosovë përmes adresës elektronike: hasan.cena@iadk.org dhe në numrin e telefonit: +383 49 973 211.