Përurohet njësia përpunuese e qumështit në Komunën e Vitisë
Viti
Më datën 10.06.2021 është mbajtur ceremonia përuruese e njësisë përpunuese të qumështit “Bon Appetit” nga fshati Lubishtë, Komuna Vitisë.
Kjo njësi përpunuese është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” financuar nga Brot für die Welt ne bashkëpunim me Komunën Vitisë.
Në fillim të ceremonisë, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka përgëzuar Znj. Afërdita Ademi për vullnetin dhe punën e pandalur në përpunimin e produkteve të qumështit në biznesin e saj “Bon Appetit”.
Tutje, Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, falënderoj IADK-në që krahas saj tanimë qytetaret e Komunës do të mund të shërbehen me produkte lokale të freskëta, gjë që kontribuon shumë në ekonominë e vendit.
Ndërsa, Znj. Afërdita Ademi falënderoj shume stafin profesional të IADK-së për mundësin, këshillat e dhëna dhe udhëzimet e vazhdueshme, si dhe për mbështetjen me grantin për ngritjen e kësaj njësie për përpunimin e qumështit
Vlera e grantit është 12,000.00 Euro, ku përfshihen të gjitha pajisjet e nevojshme për përpunimi e qumështit dhe sigurimin e respektimit te rregullave higjieno-sanitare nga pranimi i lëndës së parë deri tek produkti final. Përkundër pajisjeve, IADK kontribuoj dhe në aspektin e marketingut dhe zhvillimit të mirëfilltë të biznesit duke siguruar qe njësia përpunuese e qumështit të ketë logon unike dhe 5 etiketa për produktet Kos, Djathë, Kumshtë, Buter dhe Gjizë etj. Gjithashtu, janë siguruar 100 barkode nga Oda Ekonomike e Kosovës për të shitur produktet e saj në markete të ndryshme.
IADK fton të gjithë qytetaret e komunës se Vitisë dhe me gjerë të shijojnë produktet që ka për të ofruar kjo njësi përpunuese. Ndërsa, z. Aferdita Ademi i uron punë të mbarë dhe shume suksese në të ardhmen.