IADK mundëson studentëve aftësim në sektorin e BMA-ve
Pejë dhe Istog
IADK gjatë muajve Shkurt - Qershor 2021, ka nënshkruar marrëveshje për angazhim në punë praktike me 13 studentë nga komuna e Pejës dhe Istogut, të cilët janë sistemuar në punë praktike në ndonjërën nga kompanitë: Organic Herb, AgroProduct, BoostBerries dhe organizatën CNVP.
Organizata IADK,në misionin e saj parasheh edhe lehtësimin e gjetjes së një vendi të punës për studentët e bujqësisë dhe teknologjisë ushiqimore përmes ofrimit të punës praktike në kompanitë dhe insitutcionet lokale të cilat operojnë në sektorin e bujqësisë.
Eksperienca e duhur e punës tani është po aq e vlefshme sa diploma dhe arritshmëritë gjatë studimeve kur bëhet fjalë për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Si rezultat, praktikat janë bërë një mënyrë thelbësore për të ndihmuar kandidatët të dallohen.
Andaj, qëllimi i këtij aktiviteti është të sigurojë që të rinjtë e papunë të marrin përvoja praktike përmes punës aktuale në një nga kompanitë që operojnë në sektorin e bujqësisë, me fokus në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Krijimi i vendeve të punës në bujqësi”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.