Zhvillohen trajnimet profesionale me dy grupe nga Mitrovica Jugore

Mitrovicë

IADK po i zhvillon trajnimet me grupin e parë dhe të dytë të 30-të përfituesve të trajnimeve nga Mitrovica Jugore në kursin “Menaxherët e shërbimeve të biznesit dhe administratës” në Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë. Kursi në veçanti fokusohet në ndërtimin e kapacitetit nga analizimi i idesë së biznesit deri te hapja apo fillimi i biznesit. 

Trajnimi zgjatë dhjetë ditë dhe në fund të trajnimit kursantët testohen dhe çertifikohen me çertifikatë të njohur nga APRK-MPMS. Shtesë, kursantët e çertifikuar do të kenë mundësi të vazhdojnë në hapat e mëtutjeshëm të përkrahjes potenciale në përfitimin e granteve. Trajnimi për grupin e tretë nga Komuna e Shtimes do të fillojë me datë 17 maj 2021 në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.