IADK realizon trajnimet me grupet e fermerëve
Vushtri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti
Me qëllim të avancimit të njohurive profesionale të fermerëve që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve IADK ka organizuar trajnime me 4 grupe të fermerëve nga komunat: Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti. Gjithsej 60 fermerë kanë përcjellur një program të trajnimeve për teknikat e kultivimit të pemëve dhe perimeve, të cilët gjatë 7 ditëve të pjesmarrjes në trajnime kanë pasur mundësi që përveç pjesës teorike të përcjellin në teren edhe demonstrimin praktik të masave më të rëndësishme agroteknike që aplikohen gjatë prodhimtarisë së pemëve dhe perimeve.
Pas përfundimit të trajnimeve fermerët janë ftuar që të aplikojnë për skemën e granteve mbështetëse në sektorët që janë duke vepruar dhe në të cilët janë ngritur në aspektin profesional.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.