Ftesë për aplikimi për trajnime dhe grante në sektorin e përpunimit të ushqimit

Vushtrri dhe Lipjan

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Pёr vitin 2021 aktiviteti pёr trajnime dhe grante në sektorin e përpunimit të ushqimit do tё zbatohet nё komunat: Vushtrri dhe Lipjan.

Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 12 pjesëmarrëse nga dy komunat e përfshira në projekt, për të cilat do të organizohen 20 ditë trajnime profesionale në sektorin e përpunimit (frutave dhe perimeve apo qumështit) sipas programeve të Autoriteti Kombtar i Kualifikimeve(AKK). Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidaten më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar do të ftohen të aplikojnë për grant. Pas certifikimit dy kandidatet më të suksesshme nga dy komunat do të mbështetet me pajisje për përpunim në vlerë 7,000.00€.

Andaj, ftohen gratë dhe vajzat qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve në sektorin e përpunimit të ushqimit, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekur.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR   TË RINJTË  PËR  TRAJNIME  JANË:

·         Tё jenё me moshё  18-55 vjeç;

·         Të jenë nga zonat rurale të komunave Vushtrri dhe Lipjan;

·         Të jenë të papuna dhe aktive në përpunim të ushqimit;

·         Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve të përpunimit;

·         Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

·         Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Vushtrri dhe Lipjan, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 30.04.2021 në ora 16:00.