Ftesë për aplikim për trajnime dhe grante

Viti dhe Kamenicë

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.  

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e grave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në përpunimin e frutave dhe perimeve, të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre.

Për vitin 2021 aktiviteti për trajnime profesionale dhe grante do të përfshijë Komunën e Vitisë dhe Kamenicës duke përzgjedhur 2 grupe me nga 15 gra të cilat do të përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në sektorin përpunimit të frutave dhe perimeve përkatësisht në profilin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” sipas programit të Autoritetit Kombëtar të  Kualifikimittë cilët përmbajnë gjithsej 15 kredi (300 orё mësimore),  ku 30% do të jenë mësim teorik dhe 70% mësim praktik.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me Komunën e Vitisë dhe Kamenicës do tё investojë nё trajnimin e grupeve të grave për të rritur njohuritë e tyre në përpunimin e frutave dhe perimeve, të cilat do të pajisen me çertifikata për aftësim profesional. Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidatet më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar. Në kuadër të këtij granti do të ngriten dy njësi përpunuese me një investim nё vlerё prej 12,000.00 € për njësi.Andaj, ftohen gratë/vajzat tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve për përpunimin e frutave dhe perimeve ku pas përfundimit tё trajnimeve dhe certifikimit, do tё aplikojnë pёr njësin përpunuese.

KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË KANDIDATËVE:

·         Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Vitisë dhe Kamenicës;

·         Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;

·         Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar;

·         Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

·         Të jenë me moshë 18-50 vjeç;

·         Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi të përzgjedhjes;

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:    

a)       Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://biturl.top/BJzqay

b)      Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vitisë dhe Kamenicës;

c)       rmes adresës elektronike: hafize.veseli@iadk.org & hasan.cena@iadk.org;

d)      Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;  

Afati për aplikim është i hapur deri me datë 26.04.2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 467 531 dhe +383 (0) 49 973 211.