Përfundon certifikimi i përfituesëve në komunën e Podujevës

Podujevë

Përfundon i gjithë procesi i ceremonisë së certifikimit të 263 përfituesëve, duke i certifikuar edhe 22 përfitues të Komunës së Podujevës, të cilët kanë marrë pjesë në trajnimet profesionale për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të zhvilliara nga IADK.

Gjithashtu realizohet edhe pranimi teknik i  tharësës termike 40 m2 tek përfituesi i 26 apo i fundit i mbështetur me tharëse termike.

IADK është në përfundim të projektit Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe zgjerimit të eksportit, periudha e zbatimit të projektit ka qenë Korrik 2018 - Mars 2021. Projekt i përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë, ku ndër komunat e mbështetura ka qenë edhe komuna e Podujevës. Përmes projektit u synua ngritja e kapaciteteve prodhuese dhe profesionale te fermerëve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura.

Gjithashtu është zhvilluar një takim mes drejtorit ekzekutiv të IADK-së z. Zenel Bunjaku dhe kryetarit të Komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të bujqësisë në Komunën e Podujevës, thellimin e bashkëpunimit si dhe ngritjen profesionale të fermerëve.

Z.Bulliqi shprehu gatishmëri për mbështetje dhe premtoi bashkëpunim në projektet e ardhshme në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Podujevës, në një nga sektorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.