Ftesë për trajnime dhe grante në bujqësi

Vushtrri dhe Lipjan

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Mbështetja e të rinjve me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 15 pjesëmarrës nga dy komunat e përfshira në projekt, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Pas përfundimit të trajnimeve, kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë(blegtori, bletari, perimtari, pemëtari, etj.) nё vlerё nga 2,500.00 €.

Mbështetja e grave me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 12 pjesëmarrëse nga dy komunat e përfshira në projekt, për të cilat do të organizohen 20 ditë trajnime profesionale në sektorin e përpunimit (frutave dhe perimeve apo qumështit) të akredituara nga Autoriteti Kombtar i Kualifikimeve (AKK). Pas përfundimit të trajnimeve gratë do të pajisen me certifikata të lëshuara nga IADK dhe të verifikuara nga AKK. Pas certifikimit dy kandidatet më të suksesshme nga dy komunat do të mbështetet me pajisje për përpunim në vlerë 7,000.00€.

Andaj, ftohen të rinjtë dhe gratë qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore dhe në sektorin e përpunimit, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

Kriteret që duhet plotësuar TË RINJTË për trajnime janë:

a)                  Tё jenё me moshё  18-35 vjeç;

b)                  Të jenë nga zonat rurale të komunave Vushtrri dhe Lipjan;

c)                   Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

d)                  Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

e)                   Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore;

f)                   Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar.


Kriteret që duhet plotësuar GRATË për trajnime janë:

a)                  Tё jenё me moshё  18-55 vjeç;

b)                  Të jenë nga zonat rurale të komunave Vushtrri dhe Lipjan;

c)                   Të jenë të papuna dhe aktive në përpunim të ushqimit;

d)                  Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve të përpunimit;

e)                   Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

f)                   Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Vushtrri dhe Lipjan, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org.

Aplikacionin për të rinjë mund ta shkarkoni këtu.

Aplikacionin për të sektorin e përpunimit mund ta shkarkoni këtu.

Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 26.03.2021 në ora 16:00.