IADK vazhdon bashkëpunimin me Komunën e Vushtrrisë dhe Lipjanit
Lipjan dhe Vushtrri
IADK ka filluar zbatimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit “, periudha e zbatimit të projektit Shkurt 2021 - Dhjetor 2023 i përkrahur nga Donatori CFD Zvicër. Projekti do të përfshinë komunat: Lipjan, Vushtrri, Mitrovicë dhe Shtime.
Përmes projekti synohet të ngriten kapacitetet profesionale të grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale, në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe të adresojnë kërkesat e tyre drejtë insitucioneve publike.
Që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit dhe projekti të zbatohet me sukses , Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim (MpB) në mes të IADK-së dhe komunave Lipjan dhe Vushtrri.
Marrëveshja për Bashkëpunim u nënshkrua nga Z.Imri Ahmeti kryetari i komunës së Lipjanit si dhe Z. Xhafer Tahiri kryetar i komunës së Vushtrrisë.
Z.Ahmeti dhe Z.Tahiri falenderuan IADK-në për mbështetejn e vazhdueshme qe i ofrohet komunave Lipjan dhe Vushtrri dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme në zbatim të suksesshëm të projektit.