Ngritja e kapaciteteve të stafit të IADK-së

IADK

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore ka mbajtur trajnime për ngritjen e kapaciteteve të stafit të IADK-së. Me këtë rast, IADK-ja ka angazhuar ekspertin Sokol Stafa për mbajtjen e trajnimeve, ku stafi i IADK-së ka pasur mundësi për zgjerimin e njohurive rreth praktikave të prodhimtarisë organike dhe kultivimit sipas rregulloreve të Bashkimit Europian.

Gjatë trajnimit  10 (dhjetë) ditor janë elaboruar tematika të cilat kanë përfshirë kultivimin organik dhe jo vetëm. Pjesëmarrësit e trajnimit kanë përfituar njohuri mbi ndërtimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për çertifikim në grup.

Duke marrë parasysh zhvillimin e bujqësisë organike në Kosovë dhe më gjerë, trajnimet e këtij lloji janë shumë të rëndësishme në zhvillimin adekuat të këtij sektori. Disa nga temat e zhvilluara gjatë këtij trajnimi janë si më poshtë:

  • Metodat e prodhimit organik në të gjithë zinxhirin e vlerës sipas rregulloreve të BE-së 834/2007 & 889/2008
  • Ndërtimi i sistemit të brendshëm të kontrollit (ICS) dhe zbatimi praktik i tij
  • Identifikimi dhe menaxhimi i rrezikut në prodhimtarinë organike
  • Menaxhimi i mbetjeve në prodhimtarinë organike

IADK beson se ky trajnim, duke përfshirë edhe trajnimet tjera të realizuara më herët, do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e bujqësisë e sidomos prodhimtarisë organike në Kosovë. IADK në vazhdimësi punon në ngritjen e kapaciteteve me qëllim që të trajtojë problematikat në bujqësi me profesionalizmin më të madh të mundshëm.

Gjatë këtij trajnimi kanë arritur të certifikohen 8 (tetë) pjesëmarrës nga stafi i IADK-së.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit ”Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.