
IADK publikon raportin e hulumtimit: Turizmi malor në Komunën e Pejës dhe Istogut
Raport hulumtimi
IADK në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”,ka përgatitur raportin e hulumtimit rreth turizmit malor në komunën e Pejës dhe Istogut. Ky hulumtim tregon sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe pronarët e staneve në zona malore. Kështu, duke përfshirë përmirësimet më të nevojshme të atraksioneve në këto zona. Përveç kësaj, ai shpjegon mundësitë për zhvillim të mëtejshëm.
Për ta shfletuar raportin e hulumtimit ju lutem klikoni këtu.
Ky botim është realizuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian përmes IPA II programi I bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian, apo programit IPA II.