Ftesë për aplikim për panele solare në sektorin e turizmit

Pejë dhe Istog

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PANELE SOLARE

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi projekt 2 vjeçar (Shtator 2020 – Gusht 2022). Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Partner në projekt janë IADK si partner udhëheqës, Komuna e Istogut dhe Regional Development Agency for Bjelasica, Komovi and Prokletije (RDA KBP) si bashkëaplikues. Komuna Istog dhe Pejë janë po ashtu bashkëfinancues të projektit.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e vëllimit, cilësisë dhe dukshmërisë së turizmit në lidhje me vlerësimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore, si dhe përfshirjen e transhumancës në ofertën e turizmit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar përkrahja e 50 familjeve që kanë stane/villa në bjeshkë me panele solare, 20 nga të cilat kanë kapacitet të madh (për TV, frigorifer etj) dhe 30 të kapacitetit të vogël (për mbushjen e GPS, telefonave, etj).  

Andaj, ftohen të gjithë të interesuarit qё tё aplikojnё pёr mbështetjen me panele solare dhe paisje tjera për zhvillimin e turizmit malor në komunën e Istogut dhe Pejës.

KRITERET BAZË QË DUHET PLOTËSUAR KANDIDATËT  JANË :

a)      Të jenë aktiv në veprimtarit bujqësore dhe turistike;

b)      Të kenë mundësi për t’u angazhuar në turizëm (tokë, uji, fuqi punëtore);

c)       Të kenë stane/villa që mund të akomodojnë turistë, dhe/apo të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime turistike;

d)      Të kenë gatishmëri për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet për ngritje të kapaciteteve;

e)       Të kenë ide të krijojnë mundësi punësimi dhe gjenerim të të ardhurave në sektorin e turizmit;

f)       Të kenë kenë vend atraktiv dhe të përshtatshëm për zhvillim të aktiviteteve turistike;

g)      Gratë dhe të rinjtë do të kenë prioritet në përzgjedhje.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së, në zyrat e turizmit në komunat Istog dhe Pejë, ose mund t’i kërkoni me anë të e-mail adresave: gonxhe.dobroshi@iadk.org apo egzon.gerxhaliu@iadk.org. Aplikacioni me dokumente përcjellëse duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për turizëm në komunat përkatëse: Istog (person kontaktues Genc Ademaj) dhe Pejë (person kontaktues Virtyt Morina) ose në e-mailat e lartëcekura.  

Aplikacionin po ashtu mund ta shkarkoni ketu.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datën 26.03.2021 në ora 16:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 49 224  904 ose +383 49 777 046.