10 vjetori i punës në IADK

IADK

Me rastin e 10 vjetorit e punës së punëtorëve Sylejman Bunjaku udhëheqës i departamentit të Hortikulturës dhe Hafize Veseli Sylejmani udhëheqëse e departamentit të përpunimit, IADK ka shpërblyer me mirënjohje dhe dhuratë simbolike për kontributin e dhënë dhe angazhimin gjatë këtyre viteve.

Me kalimin e çdo viti ju sillni kreativitet, profesionalizëm dhe një etikë shembullore pune në organizatën tonë. Ne jemi shumë mirënjohës që ju kemi dhe ju urojmë më të mirën përderisa vazhdoni të shkëlqeni në karrierën tuaj.

Sylejman Bunjaku dhe Hafize Veseli Sylejmani janë pjesë e organizatës IADK që nga viti 2011, dhe tanimë që të dy janë udhëheqës të departamenteve. Gjatë kësaj kohe Sylejmani dhe Hafizja kanë dhënë një kontribut mjaftë të madh në zhvillimin e IADK-së në veçanti të departamenteve të hortikulturës dhe në sektorin e përpunimit të ushqimit, duke treguar punë dhe integritet profesional.

I gjithë stafi i IADK-së i uron të dy kolegeve të tyre shëndet dhe sukses të mëtutjeshme.


Skedarët për shkarkim