Organizohet konferenca e dytë nga IADK në sektorin e BMA-ve

IADK

IADK organizoi konferencën e dytë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Tema e trajtuar në këtë konferencë ishte ” Sfidat dhe mundësitë e prodhimtarisë organike dhe eksportit të BMA-ve". 

Tema u referua nga z. Sokol Stafa  ekspert i njohur regjional i sektorit të BMA dhe z. Toralf Richter, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar nga Instituti i Hulumtimeve të Bujqësisë Organike (FiBL), mbështetur nga paneli i konferencës udhëheqës i sektorit të origjinës nga Dogana z.Sali Hoda, drejtor i Agroproduct z.Halit Avdijaj, donatori nga GIZ, z.Mustafë Kastrati  dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku.

Konferenca është mbajtur në IADK, në platformën online Zoom dhe drejtprejdrejt në faqen e IADK-së në Facebook. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë 38 pjesëmarrës në IADK, 20 pjesëmarrës në Zoom dhe është ndjekur përafërsisht nga 2000 persona në faqen e IADK-së. Pjesëmarrës ishin duke përfshirë nga GIZ, MBPZHR, AUV, USAID, Caritasit, shoqata të angazhuara në sektorin e BMA, eksportues, grumbullues, studentë të fushës së bujqësisë dhe përfitues/fermerë.  

Ku përveç  të tjerash patën mundësi të informohen më gjerësisht/detaje për sfidat dhe mundësitë e prodhimtarisë organike dhe eksportit të bimëve mjekësore aromatike, me theks të veçantë edhe mbi rezultatet e projektit dhe ndikimin në këtë sektor.

Konferenca rezultoi të jetë produktive, në fund të saj u nxorrën rekomandime dhe përfundime të cilat do të trajtohen nga organet kompotente me optimizem dhe punën e vazhdueshme drejt zbutjes dhe eliminimin eventual të sfidave në prodhimtarinë organike të bimëve mjekësore dhe aromatike dhe eksportit të tyre.

Në fund, drejtori i organizatës IADK, z.Zenel Bunjaku falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, diskutimet dhe kontributin e dhënë në ketë ngjarje dhe ju premtoi që të gjeturat, rekomandimet dhe prezantimet nga konferenca do të ju përcjellën gjithësecilit.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit ”Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.