Ftesë për aplikim për trajnime profesionale dhe grante në sektorin e blegtorisë

Kamenicë

Organizata  jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania.

IADK është aktualisht organizata e vetme dhe udhëheqëse në Kosovë, e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, dhe ka të validuara profilet në sektorin e blegtorisë në ofrimin e shërbimeve të trajnimit të arsimit joformal, përkatësisht në ofrimin, vlerёsimin dhe çertifikimin e kandidatёve, si: Teknik i Blegtorisё, niveli III sipas Kornizёs Kombëtare tё Kualifikimeve KKK.

Gjatë vitit 2021 IADK do të trajnoj një grup prej 15 blegtorëve nga Komuna e Kamenicës.

Projekti do të mbulojë shpenzimet që lidhen me trajnimet (ushqimin, materialet mësimore dhe certifikimin). Pjesëmarrësit do të trajnohen në profilin e blegtorisё (gjedhe, dele dhe dhi), i cili përmbanë gjithsej 30 kredi (300 orё mësimore),  apo vetёm nё profilin e gjedheve qё pёrmbanë 20 kredi (200 orё mësimore), ku 30 % do të jenë mësim teorik dhe 70% mësim praktik.

Pas pёrfundimit tё trajnimeve dhe çertifikimit të suksesshëm tё kandidateve, blegtorët do tё kenё mundёsi pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve pёrkrahёse, nё tё cilёn fermerёt e çertifikuar pas trajnimeve do tё vijnё me projekt-propozimin e tyre pёr grante me vlerё mesatare nga 3,000.00 Euro.

KRITERET PËR  APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE:

Kategoritë e mundshme të personave që do të ndjekin këtë kurs janë:

a)      Blegtorët te cilët jetojnë në Komunën e Kamenicës;

b)      Blegtorët që kanë mbaruar arsimin e detyruar dhe dëshirojnë të mësojnë në sektorin e blegtorisë;

c)      Blegtorët e rinj që kanë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional dhe janë të papunë;

d)      Blegtorët që punojnë në fermat blegtorale, por që kërkojnë të marrin njohuri të një niveli më të lartë

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:

  • Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Kamenicës,
  • Përmes adresës elektronike: hasan.cena@iadk.org, hajraleonora@gmail.com;  
  • Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë.

Afati për aplikim është deri më 18.02.2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211.