Shpallje: Punë praktike për studentë
Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Viti dhe Kamenicё
SHPALLJE
PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt trevjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Viti dhe Kamenicё.
Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar përkrahja e të rinjёve/studentёve me punё praktike, si mundёsi për punësim apo vetë-punёsim. Pёrmes kёtij aktiviteti paraprakisht do tё organizohen 5 ditё trajnime profesionale për aftësitë e buta.Pas pёrfundimit tё trajnimeve, studentёt do tё sistemohen nё punё praktike nё kompani/institucione pёrkatёse, pёr tё cilat ata kanё vendosur paraprakisht.
Andaj ftohen tё rinjtë/studentёt e universiteteve publike dhe private, tё cilët nё fushёveprimtarinë e tyre e kanё bujqësinë, veterinarinë apo teknologjinë ushqimore, që të aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre. Gjatё zbatimit trevjeçar tё projektit do tё pёrkrahen gjithsej 45 tё rinjё/student me punё praktike, ose çdo vit do të përfshihen nga 15 studentë. Ky grup do të kryej punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme, ku gjatë punës praktike në periudhë prej 3 muajve, të rinjtё/studentët do të kenë një kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe komunikimit. Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara me projekt.
KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR KANDIDATËT JANË :
a) Studentët e interesuar për punë praktikё duhet të jenë nga këto komuna: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Viti dhe Kamenicë;
b) Student të cilët kanë diplomuar viteve tё fundit apo që janë në përfundim të studimeve tё drejtimit tё bujqësisë dhe veterinarisë, përfshirë teknologjinë ushqimore;
c) Student tё papunё dhe qё nuk kanё kryer praktikё më parë;
d) Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe punën praktike në kompani/agrobiznese, institucione dhe organizata tjera;
Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://biturl.top/VBNF7z
- Nëpërmjet adresës elektronike: hasan.cena@iadk.org;
- Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë
Afati për aplikim është deri më 15.02.2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211.