IADK përfundon sesionet informuese
Kamenicë, Viti, Lipjan, Vushtrri dhe Skënderaj
Me qëllim të promovimit të projektit tre vjeçar: “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, IADK gjatë kësaj jave ka mbajtur pesë sesione informuese në komunat: Kamenicë, Viti, Lipjan, Vushtrri dhe Skënderaj, ku kanë marrë pjesë gjithsejë 190 pjesmarrës (fermerë, të rinj, studentë, gra dhe përfaqësues të drejtorive komunale për bujqësi).
Në këto sesione janë dhënë informacione të detajuar për aktivitetet dhe përkrahjet që do të ofrohen nga zbatimi i projektit në sektorin e bujqësisë, përpunimit, punës praktike dhe aftësimit profesional, si dhe për mënyrën dhe kohën e aplikimit.
Thirrjet për aplikim për aktivitetet e caktuara të projektit do të publikohen nga fillimi i muajit shkurt 2021.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania.