Ceremonia e çertifikimit të kandidatëve në sektorin e blegtorisë

IADK

Sot më datë 21.01.2021 është organizuar ceremonia e çertifikimit të 13 fermerëve të Komunës së Lipjanit, të cilët kanë vijuar me sukses trajnimet profesionale në sektorin e blegtorisë, në profilin e gjedheve.

Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, fermerët kanë marrë kualifikimin: Teknik i Blegtorisë, Niveli i III, sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori ekzekutiv i IADK-së dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari të Komunës së Lipjanit, të cilët falënderuan fermerët për përkushtimin dhe punën e tyre në sektorin e blegtorisë, duke inkurajuar për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori  BfdW nga Gjermania.