Gratë dhe të rinjët certifikohen në sektorin e perimtarisë dhe përpunimit
Vushtrri dhe Mitrovicë
IADK, organizoi cermoninë e certifikimit grave dhe të rinjve fermerë dhe përpunues të cilët kanë ndjekur me sukses trajnimet teorike dhe praktike të ofruara nga ekspertët e IADK.
Z. Zenel Bunjaku, drejtor i organizatës IADK, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm drejt zhvillimit të bujqësisë dhe gjenerimit të të ardhurave. IADK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë si në aspektin e prodhimtarisë primare dhe sektorit të përpunimit.
Gratë dhe të rinjtë e certifikuar, gjithësej 43 nga 49 të trajnuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Mitrovicës, shprehën vlerësime të larta për mundësinë e dhënë në ndjekjen e trajnimeve teorike dhe praktike të cilat ndihmuan në ri-integrimin e tyre si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trajnime profesionale dhe mundësi për gjenerim të të ardhurave në bujqësi” financuar nga donatori Zvicran CFD.