Gratë vendimmarrëse në nivel lokal
Mitrovicë, Vushtrri, Shtime dhe Lipjan
Pjesëmarrja e
komunitetit në vendimmarrje konsiderohet karakteristikë thelbësore e
demokracisë dhe veçanërisht e qeverisjes lokale. Për të diskutuar rreth nivelit
të pjesëmarrjes së grave në procese vendimmarrëse IADK në bashkëpunim me
komunat e përfshira në projekt organizoi tryezat me temë “Pjesëmarrja aktive e
grave në vendimmarrje në nivelin lokal”.
Bazuar në të
dhënat e mbledhura nga takimet për gjendjen aktuale të pjesëmarrjes së grave në
vendimmarrje në nivel lokal është vlerësuar se gratë dhe komunitetit nuk janë
të përfshirë në nivel të kënaqshëm në proceset vendimmarrëse pasiqë mungon vetiniciativa
dhe vetëdijesimi i grave/komunitetit për mundësinë e pjesëmarrjes në procese
publike vendimmarrëse të cilat realizohen në kuadër të komunave Mitrovicë,
Vushtrri, Shtime dhe Lipjan.
IADK e përfaqësuar
nga Drejtori Ekzektiv Z.Bunjaku, stafi i projektit dhe pjesëmarrësit në kuadër
të komunave janë dakorduar që rekomandimet nga këto takime t’i adresojnë me
qëllim që pjesëmarrja e grave në vendimmarrje të jetë më e lartë gjë që do të kontribuojë
në procese pozitive transformuese për shoqëritë, siç janë ndryshimet në
shërbime, institucione dhe norma shoqërore.
Tryezat u
organizuan në kuadër të katër komunave por me numër më të vogël të
pjesëmarrësve, duke respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së
virusit.
Ky aktivitetet është organizuar në kuadër
të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në
bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”
përkrahur nga donatori Zviceran CFD dhe zbatuar nga IADK.