Thirrje për aplikim për trajnime në kultivimin e BMA-ve

Pejë dhe Istog

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Krijimi i vendeve të punës në bujqësi projekt 18 muajsh (2020-2022). Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Aktivitetet e projektit në pjesën e Malit të Zi do të zbatohen nga Kryeqyteti Podgorica, kurse në pjesën e Kosovës (Pejë dhe Istog), zbatuese e aktiviteteve të projektit është IADK.

Projekti ka për qëllim krijimin e vendeve të punës në bujqësi dhe krijimin e mundësive për gjenerim të të ardhurave nga ky sektor si dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në territoret ku projekti operon.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 20 pjesëmarrës nga dy komunat e përfshira në projekt, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime për ngritje të kapaciteteve në sektorin e kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, sektor ky me shumë mundësi për punësim, zhvillim dhe gjenerim të të ardhurave.  Këto trajnime do të dizajnohen në atë formë që të plotësojnë kërkesat e fermerëve dhe tregut, të cilat do të përmbajnë praktikat më të mira në bujqësi për prodhimin e BMA.

Trajnimet do të jenë pesë (5) ditore dhe tentativisht do të realizohen gjatë muajit Janar 2021.

Pas përfundimit të trajnimeve, kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësinë të aplikojnë për grante për ngritje të sipërfaqeve me bimë mjekësore dhe aromatike. Paketa mbështetëse do të përmbajë: fidanë të bimëve mjekësore, sistem të ujitjes, mekanizëm të lehtë bujqësorë dhe tharëse natyrale.

Andaj, ftohen kandidatët e interesuar qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

KRITERET BAZË QË DUHET PLOTËSUAR KANDIDATËT  JANË :

a)      Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

b)      Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

c)       Të kenë gatishmëri për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet për ngritje të kapaciteteve;

d)      Të kenë ide të krijojnë mundësi punësimi dhe gjenerim të të ardhurave;

e)       Të kenë kenë tokë të përshtatshme për kultivimin e BMA-ve;

f)       Gratë dhe të rinjtë do të kenë prioritet në përzgjedhje.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Pejë dhe Istog, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse: Pejë (person kontaktues Mehdi Mulaj) dhe Istog (person kontaktues Kushtrim Zogaj) ose në e-mailat e lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 07.12.2020 në ora 16:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 49 904 918 dhe +383 44 412 475.