Shpallje për punë praktike për studentë

Pejë dhe Istog

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Krijimi i vendeve të punës në bujqësi projekt 18 muajsh (2020-2022). Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Aktivitetet e projektit në pjesën e Malit të Zi do të zbatohen nga Kryeqyteti Podgorica, kurse në pjesën e Kosovës (Pejë dhe Istog), zbatuese e aktiviteteve të projektit është IADK.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar edhe pёrkrahja e tё rinjve-studentёve me punё praktike, si mundёsi për punësim apo vetë-punёsim. Pёrmes kёtij aktiviteti paraprakisht do tё organizohen pesë (5) ditё trajnime profesionale të aftësive të buta.Pas pёrfundimit tё trajnimeve, studentёt do tё sistemohen nё punё praktike nё kompani që merren me grumbullimin, kultivimin, tharjen, përpunimin dhe eksportimin e bimëve mjekësore dhe aromatike apo të produkteve pyjore jo-drusore. Këto  aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim tё ngushtё me komunat përkatëse ku shtrihet projekti.

Andaj ftohen tё rinjtё-studentёt e drejtimit tё bujqёsisё dhe agro-përpunimit, që të aplikojnë për angazhimin në punë praktike që përshtatet me profesionin e tyre. Gjatё zbatimit tё projektit do tё pёrkrahen gjithsej 20 tё rinjё-student me punё praktike. Gjatë punës praktike në periudhë prej 3 muajve, të rinjtё/studentët do të kenë një kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit. Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteretet bazë të përcaktuara në projekt.

KRITERET BAZË QË DUHET  PLOTËSUAR   KANDIDATËT  JANË:

a)       Studentë të cilët kanë diplomuar (më së paku nivel bachelor) në drejtime tё bujqësisë dhe agro-përpunimit;

b)       Studentët të papunё dhe qё nuk kanë kryer praktikё më parë;

c)       Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe në punën praktike në kompani/agrobiznese;

d)       Studentët të interesuar për praktikё duhet të jenë nga këto komuna: Pejë dhe Istog.         

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Pejë dhe Istog, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse: Pejë (person kontaktues Mehdi Mulaj) dhe Istog (person kontaktues Kushtrim Zogaj) ose në e-mailat e lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 30.11.2020.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 49 904 918.