IADK vazhdon me trajnime për përfituesit e BMA-ve
Vushtrri, Malishevë, Istog dhe Gjilan
IADK po vazhdon mbështetjen e përfituesëve me trajnime në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike. Në këtë mënyrë duke ndikuar në ngritjen e njohurive dhe aftësive kultivuese deri te cikli i fundit i prodhimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, që më vonë sigurisht do pasqyrohet në një prodhim më të lartë dhe më cilësor, këtë radhë trajnimi ishte me theks të veçantë për tharjen e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Eksperti i angazhuar nga IADK, ka mbajtur trajnimin për fermerët përfitues, kultivues të BMA-ve. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit morën informacione rreth tharjes së bimëve si një ndër proceset kryesore, fermerët patën mundësi gjithashtu të diskutojnë dhe shkëmbjenë përvojat e tyre ndër të cilat u diskutuan: përparsitë dhe mangësitë e tharësëve natyrale dhe artificiale, kohëzgjatja e tharjes varësisht nga faktor të ndryshëm, karakteristikat e tharjes së llojeve të ndryshme të BMA-ve, faktorët kryesorë që ndikojnë në ruajtjen e ngjyrës dhe strukturës së bimëve, koha më e mirë e vjeljes, kujdesi në trashësin e tharjes në tharëse, respektimi i parametrave të temperaturave gjatë tharjes etj.
Përveç, anës teorike të kuptimit të tharjes si proces i rëndësishëm, pjesëmarrësit mbajtën pjesën e trajnimit praktik, duke parë nga afër tharjen natyrale dhe artificiale të kulturave të ndryshme të BMA-ve.
Ky aktivitet ështe realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Repubulikë Federale të Gjermanisë.