IADK mbështetë bletarët e rinjë
Vushtrri, Shtime dhe Skënderaj
IADK më 14 Tetor 2020 ka bërë shpërndarjen e pajisjeve dhe koshereve për bletë, tek 5 bletarët përfitues të projektit në komunat: Vushtrri, Skënderaj, Shtime.
Ndonëse viti 2020 nuk ka qenë shumë i leverdishëm tek sektori i bletarisë, IADK vazhdon përkrahjen e bletarëve të rinj me koshere dhe pajisje moderne me qëllim të menaxhimit sa më të lehtë të bletishtës, shtimit të numrit të bletëve, rritjes së cilësisë dhe sasisë së mjaltit dhe lehtësimit të punës, që do të rezultojë me më shumë të ardhura për bletarët.
IADK së bashku me partnerët e saj do të vazhdojë të jetë pranë të rinjve me këshilla e vizita me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe krijim të të ardhurave për përfituesit.
Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.