Të rinjtë përkrahen me grante për krijim të të ardhurave
Vushtrri, Skenderaj, Shtime dhe Kamenicë
IADK është duke vazhduar finalizimin e përkrahjeve me grante për të rinjtë, me qëllim të punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave nga aktivitetet në sektorin e bujqësisë.
Më 05 dhe 06 tetor 2020 është bërë shpërndarja e sistemit të ujitjes dhe inputeve tjera përcjellëse te 24 përfituesit e serrave në komunat: Vushtrri, Skenderaj, Shtime dhe Kamenicë.
Ndërtimi i serrave me sipërfaqe nga 200m² është në fazën përfundimtare, të cilat do të kultivohen me perime vjeshtore, siç janë: sallata, spinaqi dhe qepë të gjelbërta. Ndërkohë të rinjtë do të furnizohen edhe me nga një motokultivator-frezë, për të lehtësuar punimin e tokës dhe përgatitjen cilësore të saj për kultivim të perimeve.
Ditë më parë një përfituese nga Vushtrria në kuadër të granteve për të rinjtë, është furnizuar me fidane të gjelbërta dhe inpute përcjellëse për ngritje të pemishtes me dredhëza në sipërfaqe prej 1500m².
Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.