Një qendër moderne për trajnimin profesional në sektorin e përpunimit po i shtohet Kosovës

IADK

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Z. Xhafer Tahiri bënë pёrurimin e punimeve në ndërtimin e qendrës për trajnim profesional të kandidatëve në sektorin e përpunimit tё prodhimeve bujqёsore. Ndërtimi i objektit-njёsisё pёrpunuese me sipёrfaqe prej 208m² bëhet falë mbështetjes sё Projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga Komuna e Vushtrrisё.

Z. Bunjaku dhe Z. Tahiri në fjalimet e tyre paraqitën rëndësinë që ka ky objekt, jo vetëm për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, por do të jetë një vlerë e shtuar për gjithë Kosovën. Kjo njësi përpunuse do të jetë objekti i parë në Kosovë me standarde të larta, që do të ofrojë mundësi që të rinjët, e në veçanti gratë të mund të trajnohen dhe aftësohen në sektorin e përpunimit tё prodhimeve bujqёsor (fruta, perime, qumёsht, etj). IADK si qendër trajnuese dhe mbështetëse në sektorin e bujqësisë, falё kёsaj pёrkrahje nё ndёrtimin e kёtij objekti do të ofroj trajnime të certifikuara pёr kandidatёt qё kanё interes dhe nevojё pёr aftёsim profesional. Objekti me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfshirë edhe inventarin dhe pajisjet tjera pёrcjellёse pritet që të përfundojë gjatё kёtij viti.

IADK ёshtё nё proces tё akreditimit dhe validimit tё programeve modulare nga Autoriteti Kombёtar i Kualaifikimeve (AKK), nё sektorin e pёrpunimit tё qumёshtit, dhe pёrpunimit tё frutave dhe perimeve, që do të jenë në shfrytëzim dhe përgatitje të të rinjëve dhe grave për tregun e punës.