Tryezat e rrumbullakëta ndihmojnë në diskutim dhe adresim të çështjeve që preukupojnë të rikthyerit dhe fermerët

IADK organizoi tryezë të rrumbullakët me rastin e prezantimit të rezultateve dhe sfidave nga zbatimi i projektit për të rikthyer. Në një ngjarje të tillë, drejtori i organizatës Z. Zenel Bunjaku, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët në gjashtë komuna dhe njëkohësisht siguroi që IADK do të vazhdojë të bashkëpunojë me qëllim që të rikthyerit, fermerët dhe komuniteti në përgjithësi të kenë mundësi gjenerimi të të ardhurave dhe punësimit. Pas 23 muaj e gjysmë zbatimi, IADK ndihet krenare me punën e bërë, me mbështetjen e 125 përfituesve me grante, këshilla dhe vizita studimore.

Tryeza e rrumbullakët, u organizua me pjesmarrje fizike (sipas rekomandimeve të IKSHPKsë) dhe përmes plaformës online ZOOM me më shumë se 35 pjesmarrës, përfaqësues nga komunat, zyrtarë të MBPsë, GIZ/DIMAK, përfitues dhe staf i IADKsë. Një projekt, me shumë sfida, por me të arritura të larta u vlerësua nga të pranishmit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.