Nënshkruhen kontratat për mbështetjen edhe të dy njësive përpunuese

IADK vazhdon të mbështesë sektorin e përpunimit përmes përkrahjes në krijimin e bizneseve të reja në komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Pas përfundimit te trajnimeve profesionale në përpunimin e frutave, perimeve dhe përgatitjes së ëmbëlsirave, IADK ka bërë vlerësimin dhe përzgjedhjen e dy përfitueseve të projektit: Vjosa Rexhaj nga fshati Brusnik, komuna e Vushtrrisë dhe Adelina Ferati nga fshati Bare, komuna e Mitrovicës

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe dy përfitueset e njësive nënshkruan kontratat në vlerë prej 22,000 Euro.

Znj. Rexhaj është përfituese e pajisjeve për përpunimin e frutave dhe perimeve e cila do të pajisjet me të gjitha pajisjet e nevojshme për pastrimin, përpunimin, pasterizimin dhe ruajtjen te produkteve të frutave dhe perimeve.

Përfituesja e pajisjeve Adelina Ferati , do të përkrahet për të filluar biznesin në përgatitjen e ëmbëlsirave me furra për pjekje, tavolina të punës, komorë ftohëse, frigorifer, mikser dhe elemente të tjera që lehtësojnë punën gjatë përgatitjes të produkteve.

IADK do të mbështesë përfitueset me barkode për 100 produkte i cili do të sigurohet nga Oda Ekonomike e Kosovës, dizajnimin e llogos dhe etiketave për produktet të cilat planifikojnë t’i plasojnë në treg si dhe këshilla direkte të cilat do të ndihmojnë në hapat e parë të fillimit të biznesit.

Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra dhe implementuar nga IADK.