Thirrje për aplikim për trajnime në kultivimin e BMA-ve

Thirrje për aplikim për trajnime në kultivimin e BMA-ve

Pejë dhe Istog

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Krijimi i vendeve të punës në bujqësi projekt 18 muajsh (2020-2022). Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Aktivitetet e projektit në pjesën e Malit të Zi do të zbatohen nga Kryeqyteti Podgorica, kurse në pjesën e Kosovës (Pejë dhe Istog), zbatuese e aktiviteteve të projektit është IADK.

Projekti ka për qëllim krijimin e vendeve të punës në bujqësi dhe krijimin e mundësive për gjenerim të të ardhurave nga ky sektor si dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në territoret ku projekti operon.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 20 pjesëmarrës nga dy komunat e përfshira në projekt, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime për ngritje të kapaciteteve në sektorin e kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, sektor ky me shumë mundësi për punësim, zhvillim dhe gjenerim të të ardhurave.Këto trajnime do të dizajnohen në atë formë që të plotësojnë kërkesat e fermerëve dhe tregut, të cilat do të përmbajnë praktikat më të mira në bujqësi për prodhimin e BMA.

Trajnimet do të jenë pesë (5) ditore dhe tentativisht do të realizohen gjatë muajit Janar 2021.

Pas përfundimit të trajnimeve, kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësinë të aplikojnë për grante për ngritje të sipërfaqeve me bimë mjekësore dhe aromatike. Paketa mbështetëse do të përmbajë: fidanë të bimëve mjekësore, sistem të ujitjes, mekanizëm të lehtë bujqësorë dhe tharëse natyrale.

Andaj, ftohen kandidatët e interesuar qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

KRITERET BAZË QË DUHET PLOTËSUAR KANDIDATËT JANË :

a)Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

b)Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

c)Të kenë gatishmëri për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet për ngritje të kapaciteteve;

d)Të kenë ide të krijojnë mundësi punësimi dhe gjenerim të të ardhurave;

e)Të kenë kenë tokë të përshtatshme për kultivimin e BMA-ve;

f)Gratë dhe të rinjtë do të kenë prioritet në përzgjedhje.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Pejë dhe Istog, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse: Pejë (person kontaktues Mehdi Mulaj) dhe Istog (person kontaktues Kushtrim Zogaj) ose në e-mailat e lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 07.12.2020 në ora 16:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 49 904 918 dhe +383 44 412 475.

Ndaj