IADK përkrahë 40 fermerët kultivues të bimëve mjekësore dhe aromatike

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike është duke i përkrahur përfituesit me grante të cilat do të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e aktiviteteve në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, IADK ka realizuar shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë pike dhe kultivatorë me frezë dhe kosë për 40 përfituesit e përzgjedhur në komuna të ndryshme të Kosovës. Këta përfitues janë nga komunat: (Drenas, Istog, Kamenicë, Leposaviç, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Skënderaj, Vushtrri dhe Zubin Potok).

IADK do të vazhdojë të përkrahë fermerët përfitues në sektorin e bimëve mjekesore dhe aromatike me tharëse natyrale të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

IADK është duke ofruar trajnime dhe këshilla praktike profesionale dhe trajnime tek përfituesit për të përvetësuar njohuritë për mënyrën më të mirë të përgatitjes së tokës, metodat e kultivimit te bimëve mjekësore dhe aromatike, mirëmbajtjen dhe ujitjen e ngastrës së mbjellë, kohën dhe mënyrën e kositjes, metodat e tharjes dhe deponimit të bimëve mjekësore dhe aromatike. Këto shërbime të orfruara nga ekspertët e IADK-së do të mundësojnë dhe rrisin mundësitë e punës dhe gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin e BMA.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.