IADK lëshon në funksion 3 tharëse e para termike 40m² që kursejnë deri në 70% energji

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike është njëri ndër sektorët më atraktiv të bujqësisë në Kosove në të cilin shumica e produkteve e produkteve eksportohen si organike në shtetet e Bashkimit Evropian. IADK është vazhdimisht e angazhuar që t’i përkrahë pikat grumbulluese të BMA dhe fermerët kultivues e mbledhës që të rrisë zhvillimin ekonomik, rritjen e prodhimit dhe cilësisë së produkteve të eksportuara në Bashkim Evropian.

Nga 5 kompanitë/pikat grumbulluese të BMA të përkrahura tharëse termike 40m², për 3 tharëse termike 40m² është realizuar pranimi teknik dhe janë lëshuar në funksion tharëset tek këta përfitues, kurse lëshimi në funksion i tharëseve tjera tek përfituesit do të realizohet shumë shpejtë.

Tharëset termike që janë ndërtuar tek përfituesit e përkrahur kanë sipërfaqe të tharjes 40m2, tharëse moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesve dhe grumbulluesve të BMA.

Këto tharëse janë të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve. Tharëset janë ndërtuar nga kompania vendore Osa Termosistem.

Ky aktivitet do të ndikojë në stabilizim të sektorit të BMA, në përsosje të produkteve të thara, konsistencë të produkteve dhe qëndrueshmëri dhe rritje të eksportit të BMA. Po ashtu në ngritje të kultivuesve dhe grumbulluese të BMA, duke përfshirë grupet e margjinalizuara, gratë, të kthyerit, fermerët të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe minoritetet.

Në kuadër të përkrahjes IADK do t’i ofrojë këshilla dhe trajnime për pikat grumbulluese dhe fermerëve klientë të tyre nga ekspertët e saj të cilat do të ndihmojnë në ngritje të prodhimtarisë dhe cilësisë.

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵𝗷𝗲.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.