FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME DHE GRANTE

Podujevë

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania. Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e grave/vajzave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në sektorin e përpunimit, të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre.


Për vitin 2023 aktiviteti për trajnime profesionale dhe grante do të përfshij Komunën e Podujevës duke përzgjedhur një (1) grup prej 15 gra/vajza të cilat do të përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në sektorin përpunimit, përkatësisht njërin nga programet:
1. “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” (300 orë mësimore/15kredi)
2. “Qumështar” (300 orë mësimore/15kredi)
3. “Bërës Ëmbëlsirash” (180 orë mësimore/9 kredi).


Programet janë të validuara nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimit dhe janë të dizajnuara në module, ku 30% do të jenë mësime teorike dhe 70% mësime praktike. Varësisht nga numri i të interesuarave do të bëhet përzgjedhja e programit të trajnimit.


IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me Komunën e Podujevës do tё investojë nё trajnimin e grupit të grave për të rritur njohurit e tyre në sektorin e përpunimit, të cilat do të pajisen me çertifikata për aftësim profesional. Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidatet më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar. Në kuadër të këtij aktiviteti do të ngritet një (1) njësi përpunuese me një investim nё vlerё prej 9,000.00 €. Andaj, ftohen gratë/vajzat tё aplikojnë pёr vijimin e njërit nga programet trajnuese për përpunimin e frutave dhe perimeve, përpunimin e qumështit ose përgatitjen e ëmbëlsirave, ku pas përfundimit tё trajnimeve dhe certifikimit, do tё aplikojnë pёr njësin përpunuese.


KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË KANDIDATËVE:
 Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Podujevës;
 Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;
 Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar;
 Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
 Të jenë me moshë 18-50 vjeç;
 Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi të përzgjedhjes;


Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:
a) Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: Aplikacioni per trajnime.docx
b) Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Podujevës;
c) Përmes adresës elektronike: albesa-beqiri@hotmail.com;
d) Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;


Afati për aplikim është i hapur deri me datë 08.05.2023. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 45 281 409 dhe +383 (0) 44 412 475.