Përkrahen fermerët me grante në sektorin e perimeve!

IADK, Mitrovicë, Podujevë

IADK vazhdon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për fermerët në sektorin e perimeve, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve te punes se ture dhe duke krijuar mundësi për gjenerim të të ardhurave nga aktivitetet bujqësore.


10 përfitues nga nga komuna e Mitrovicës dhe 10 përfitues nga komuna e Podujevës kanë fituar mbështetje financiare për ndërtimin e serrave. Vlera mesatare e granteve për secilin prej tyre është 3,000.00 €. Fermerët përfitues do të përdorin këto grantë për të ngritur kapacitetet e tyre prodhuese në sektorin e hortikulturës, duke u mbështetur me serra për kultivim të perimeve, fidanë dhe inpute përcjellëse. Përmes mbështetjes me grante përkrahëse do të krijohen kushte për gjenerimin të të hyrave dhe vetëpunësim nga aktivitetet bujqësore.


Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” 2023-2025, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.