FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE NË SEKTORIN E BUJQËSISË

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE NË SEKTORIN E BUJQËSISË

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE  NË SEKTORIN E BUJQËSISË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt tre-vjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.

Gjatë vitit 2023 do të përkrahen fermerët, të rinjët dhe gratë me grante dhe trajnime, në komunat Suharekë, Drenas, Mitrovicë dhe Podujevë.

Ndёr aktivitetet kryesore të projektit ёshtё përkrahja me grante e fermerëve të vegjël, të rinjve dhe grave, me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore, me qëllim të krijimit të mundësive për gjenerimin e të ardhurave dhe vet-punësim.

Investimet përmes granteve me vlerë mesatare nga 3,000.00 do të përfshijnë pakot mbështetëse për përfituesit në nënsektorët e bujqësisë (perimtari, pemëtari, bletari, blegtori, etj). Përparësi do t’u ipet kultivimit të perimeve në serra dhe fushë të hapur, kultivimit të dredhëzave, pajisjeve për përmirësim të cilësisë së qumështit (laktofriza dhe makina mjelëse), pajisjeve të bletarisë, ideve inovative që ndikojnë krijimin e tё hyrave, mbrojtjen e mjedisit dhe vet-punësim.

Andaj, ftohen fermerët, gratë dhe të rinjtë, qё tё aplikojnё  për grantet e lartëcekura.

KUSHTET QË DUHET PLOTËSUAR PËR APLIKIM PËR GRANTE JANË:

a)                   Aplikuesit duhet të jenë nga komunat: Suharekë, Drenas, Mitrovicë dhe Podujevë.

b)                  Të jenë fermer/e të vegjël (përfshirë të rinjtë 18-35 vjeç) që janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë, janë të pa punë, por kanë potencial për të zgjeruar dhe diversifikuar aktivitetet bujqësore.

c)                   Të kenë ide të qarta dhe ideja është në përputhje me burimet që ai/ajo disponon, dhe që ka ndikim në gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e bujqësisë.

d)                  Të jenë të gatshëm për përcjelljen e trajnimeve dhe këshillave të ofruara nga projekti dhe për të bashkëpunuar me njësitë përpunuese të cilat grumbullojnë prodhimin primar.

e)                   Të jenë të gatshëm për të bashkëfinancuar në projekt/grant.

f)                   Të mos kenë përfituar grante në tri vitet e fundit, jetojnë në zonat rurale dhe me kushte të vështira ekonomike (do të kenë prioritet).

Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat komunale për bujqësi në Suharekë, Drenas, Mitrovicë dhe Podujevë, ose mund të shkarkohen në linkun: https://biturl.top/IvuEbe.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse apo edhe në formën elektronike në e-mail adresën: sylejmanbunjaku@hotmail.com.

Për informacione shtesë mund të na shkruani në numrat kontaktues: +383 44 412 475; +383 44 777 036; 

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 15.02.2023 në ora 16:00.