Fuqizimi i zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore

Mitrovica Jugore

Gjatë vitit 2022 IADK ka zbatuar me sukses projektin ‘’Fuqizimi i zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore”në mahallën e Romëve, Ashkali dhe Egjiptian. Projekti në vete ka pasur si objektiv  përmirësimin e jetesës së popullatës rome, ashkali dhe egjiptiane në Mitrovicën Jugore përmes rritjes së qasjes, në mundësin e gjenerimit të të ardhurave brenda zinxhirit të vlerës së riciklimit të mbeturinave.

Për forcimin e zinxhirit të vlerës së  grumbullimit-përpunimit të mbetjeve,  brenda zonës së vendbanimit të komunitetit  është investuar  në modernizimin  dhe funksionalizimin  e objektit të riciklimit (dyer rrëshqitse, rafte industriale, ngjyrosje e objektit dhe instalim i ri komplet i rrymes elektrike si dhe  lavaman) , mbështetja me makineri të reciklimit (prese për reciklim, makinë për largimin e ajrit,peshore industriale, pirunjer, grimcues i plastikës dhe paisje të vogla shtesë për operim ditor). Në kuadër të projektit qendra është paisur edhe me kompjuter/skener, tavoline pune, karrike  dhe rafte për vendosjen e dosjeve si dhe kamera per siguri. IADK në kuadër të projektit ka angazhuar ekspertin, inxhinjerin e teknologjisë për harmonizimin e linjave të reciklimit, ofrimin e këshillave për përzgjedhjen e mbetjeve te reciklueshme, funksionimin dhe  mirëmbajtjen  e paisjeve dhe si dhe këshilla për grumbulluesit e vegjël për përzgjedhje te mbetjeve (plastike, metalike, etj.).

Gjithashtu IADK  ka angazhuar ekspertin  financiar  për të ndihmuar qendrën e riciklimit të mbetjeve në Mëhallën e Romëve në çështjet financiare, mbajtjen e shënimeve kontabël, raportet për autoritetet tatimore, raportet në lidhje me materialet e riciklimit etj.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit ‘’ Fuqizimi i zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore”  , financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).