IADK certifikon 39 fermerë nga Mitrovica Jugore dhe Shtime

Mitrovica Jugore dhe Shtime

IADK, organizoi ceremonitë e certifikimit të fermerëve të cilët kanë ndjekur me sukses trajnimet teorike dhe praktike të ofruara nga ekspertët në sektorët e ndryshëm të Bujqësisë. Të pranishëm gjatë ndarjes së certifikatave ishin z. Zenel Bunjaku, Drejtor i Organizatës IADK, z. Ferdi Kadriu nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës Jugore, Kastriot Shabani nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, zyrtarë për Bujqësi nga komunat përkatëse, ekspert te angazhuar nga projekti, stafi i projektit dhe fermerët përfitues.

z. Zenel Bunjaku dhe dy drejtorët falënderuan fermerët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm drejt zhvillimit të bujqësisë dhe gjenerimit të të ardhurave. IADK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin dhe avancimin e bujqësisë në Kosovë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeçar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Komunën Mitrovicës Jugore dhe Shtime.