IADK mbështetë gratë dhe vajzat në Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale

IADK
Tema e Ditës Ndërkombëtare të 👩‍🌾 Grave Rurale (15 Tetor), “Gratë rurale që kultivojnë ushqim të mirë për të gjithë”, thekson rolin thelbësor që luajnë gratë dhe vajzat rurale në sistemet ushqimore të botës.
📍Kjo ditë nderon edhe mijëra gra që banojnë në zona të izoluara në Kosovë dhe njeh arritjet dhe kontributet e tyre në zhvillimin bujqësor dhe rural. Gratë kontribuojnë për familjet e tyre, kryejnë punët e shtëpisë dhe kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit. IADK dëshiron të sjellë vëmendjen për faktin se përkundër kontributit të tyre, gratë ende përballen me shkallë më të lartë të varfërisë në krahasim me burrat.
⛰️zonat rurale, gratë kanë mundësi të kufizuara për të punuar për shkak të një oferte të pamjaftueshme për t'u kujdesur për fëmijët. Kështu, shkalla e papunësisë është më e lartë në zonat rurale dhe në mesin e grave, dhe më pak gra krijojnë biznes në krahasim me burrat në Kosovë. Kjo lidhet drejtpërdrejt me përfitimin më të vogël nga grantet dhe subvencionet e mëtejshme.
IADK fuqizon gratë në zonat rurale Kosovës, duke mbështetur ato që shfaqin dëshirë për të hyrë në tregun e punës ose për të filluar një biznes nga shtëpia e tyre në formën e trajnimeve profesionale, trajnimeve në marketing, përkrahjen me grante dhe pajisje profesionale që të ju lehtësohet angazhimi në sektorët e ndryshëm në bujqësi dhe përpunim të ushqimit.
📍Sot në nderë të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së dhe stafi i projektit me disa dhurata simbolike i nderuan 5 gratë më të angazhuara në kultivimin e perimeve dhe përpunimin e produkteve të ndryshme, Advije Maxhuni, Sabile Xhaka, Lumturije Hyseni, Fitnete Krasniqi dhe Hava Popova.
Nerxhivane Krasniqi nga fshati Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë me një motiv për t’u ngritur 👩‍🏫profesionalisht dhe për të kontribuar në fuqizimin edhe të grave të tjera, ishte pjesë e shumë trajnimeve dhe aktiviteteve në kuadër të IADK-së të cilat i mundësuan asaj fillimin e një biznesi familjar në prodhimin e produkteve të frutave dhe perimeve. Drejtori Ekzekutiv ndau një shpërblim për angazhimin e saj, prodhimin e llojllojshmërisë së produkteve dhe prezantimin e tyre në panairin e organizuar në kuadër të projektit.
Për t’i shtuar edhe më shumë vlerën Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, Drejtori Ekzekutiv i shtoi listës së përfitueseve edhe një përfituese znj. Fatmire Demiri nga fshati Pirq, komuna e Mitrovicës.
Znj. Fatmire ishte pjesë e trajnimeve profesionale në kuadër të programit “🥫Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” e cila arriti me sukses edhe të certifikohet me 🎓
certifikatë valide në këtë sektor.
Ndërsa vlerësojmë punën dhe suksesin e grave në Kosovë, angazhimi dhe puna e Lumturije Hysenit nga fshati Sllovi, komuna Lipjan u publikua dhe promovua edhe në gazetat Zvicerane dhe po këtë ditë znj. Lumturie iu dhurua artikulli i publikuar.
Aktivitetet u mundësuan në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, CFD.