Vizitë e përfaqësuesve ndërkombëtar të DRC-së në aktivitetet e projektit të riciklimit

Mitrovicë Jugore

Me datë 22.09.2022 , patëm nderin dhe kënaqësinë që ti shoqërojmë Drejtorin  Ekzekutiv për Azi dhe Europë nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) Z. Gerry Garvey  dhe Znj.  Kristen Stec, drejtoreshë në zyren e  Këshillit  Danez për Refugjatë (DRC) në  Kosovë për vizitë tek përfituesja Znj. Resmije Sylejmani në sektorin e përpunimit të ushqimit në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë ” dhe në vizitë në qendrën e reciklimit në mahallën e Romëve në kuadër të  projektit “Fuqizimi I zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore’’. 

Mysafirët e nderuar përveq njoftimin nga ne në lidhje me implementimin dhe suksesin e projekteve si dhe rreth situatës së bujqësisë në Kosovë patën mundësin të  njoftohen për së afërmi edhe  nga vetë përfituesit e projekteve në lidhje me të arriturat e tyre. 

Të gjithë këta  përfitues përfaqësojnë ndërmarrës të vegjël që luajnë një rol jetik në rritjen dhe promovimin e fuqizimit socio-ekonomik  në Kosovë!