Ceremonia e nënshkrimit të kontratave dhe shpërndarja e mekanizmit bujqësor me përfituesit nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Vushtrrisë

Vushtrri, Mitrovicë

IADK organizon ceremonin e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e sektorit të blegtorisë nga Komuna e Mitrovicës (4 përfitues) dhe Vushtrrisë (9 përfitues).

Kontratat u nënshkruan nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Mitrovicës  Z. Ferdi Kadriu, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Vushtrrisë Ergin Sunguri dhe fermerët përfitues.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratave është realizuar shpërndarja e mekanizmit bujqësor me pajisje të ndryshme si: Kositëse, Frezë, Shpërndarëse e plehut artificial, Plug, Grabuj diellore, Spërkatëse etj, me qëllim të lehtësimit të punëve dhe përgatitjes sa më cilësore të tokës për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me rastin e nënshkrimit të kontratave dhe shpërndarjës së mekanizmit bujqësor dhe po ashtu shprehen gatishmërin të bashkëpunojn për një prodhimtari të qëndrueshme në sektorin e bujqësisë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjeve dhe grave në zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit, i përkrahur nga donatori  Zvicran CFD.